Zaev: Jemi bërë vend normal, vend evropian

Kryeministri Zoran Zaev po qëndron për një vizitë pune dy ditore në Portugali ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane.

Zaev për mediat tha se jemi bërë një vend normal, vend evropian, ku së bashku me reformat ne shpresojmë. Jemi të bindur se me të vërtetë në fazën e ardhshme do të jemi, anëtari i tridhjetë i NATO-s dhe qershor të vitit 2019 do të fillojmë bisedimet me kapitujt e hapjes të Bashkimit Evropian.

Për sa i përket procesit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, Zaev shprehu besimin se ky procesi do të jetë i suksesshëm.

“Siç po shkojnë gjërat deri më tani, përmes një procesi interaktiv në vetë Kuvendit, besoj se do të mblidhen forcat për të siguruar shumicën e dy të tretave, siç janë siguruar në fillim, me qëllim që të hapen ndryshimet kushtetuese”, tha Zaev.

Në pyetjen gazetareske duke folur për mediat rreth arratisje së, Nikolla Gruevskit, Zaev tha se në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare Gruevski duhet të kthehet për shlyerjen e dënimit me burg në Maqedoni. Zaev shpreson se Hungaria do të rishqyrtojë vendimin dhe do ta kthejë atë për të në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu