Zaev: Mickovski nuk po e flet të vërtetën, pyeta Deskovskën, nuk janë dorëzuar amendamentet

Kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar liderin e partisë më të madhe opozitare VMRO –DPMNE, Hristijan Mickovski, se nuk e ka treguar të vërtetën në fillim të emisionit në debatin televiziv që po zhvillohet sonte, kur ky I fundit kishte deklaruar se partia e tij kishte dorëzuar 65 amendamente në Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me Ligjin për prokurorinë publike.

Nuk është e vërtetë. E kam kërkuar vetë Ministren e Drejtësisë në pauzën paraprake. Nuk ka asnjë amendament të dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë e as në Kuvend. Mendove se do të iki nga këtu me atë që unë nuk e di, apo nuk kam kontrolluar. Nuk është e vërtetë ajo që po flisni- ka thënë Zaev.

Mickovski ka thënë se amendamentet nuk I janë dorëzuar direkt ministres së Drejtësisë në dorë port ë njëjtat janë dorëzuar në arkiv.

Nuk janë dorëzuar as në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë e as të Kuvendit ka përfunduar Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu