Zaev: Në kohë kritike të pandemisë popujt e Evropës duhet të jenë të bashkuar

Kryeministri Zoran Zaev i cili që dje po qëndron në vizitë pune në Athinë, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se mbrëmë ka pasur darkë me ish-kryeministrin grek Aleksisi Cipras dhe ish-kryetarin e Francës, Fransoa Olan, me të cilët janë pajtuar se “kjo është koha kur së bashku me interesat kombëtare të çdo vendi i ndajmë edhe solidaritetin edhe kohezionin që të bëjmë një hap përpara drejt të ardhmes më të mirë të përbashkët”.

“Dita e parë e punës e konferencës së prestigjiozit “Ekonomist” në Athinë e përfundojmë me konstatimin e përbashkët se në kohëra kritike, të shkaktuara nga pandemia me KOVID-19, popujt e Evropës duhet të jenë të bashkuara në përballjen me kanosjen për shëndetin e qytetarëve, të shëndetit publik, të ekonomisë dhe të jetës shoqërore”, theksoi Zaev në publikim.

Ai potencoi se pandemia me KOVID-19 dukshëm e ndryshoi përditshmërinë tonë, por këtu jemi së bashku që të bëhemi më të fuqishëm, për ta përvetësuar dhe fituar kanosjen e cila shkaktoi krizë shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

“Bashkërisht jemi duke e hartuar strategjinë për të daë nga kriza më të fuqishëm dhe me miqësi të thelluar nga përballja me krizën”, shton kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu