Zaev: Shteti drejtëpërdrejtë ta ndihmojë financiarisht Ohrin

Ohri patjetër të zhvillohet dhe për këtë nevojitet ndihmë e drejtpërdrejtë nga shteti, e jo disa ndërhyrje parciale dhe premtime të zbrazëta. Pushtetin e ri pavarësisht se kush do ta udhëheqë pushteti vendor drejtpërdrejt me imtesifikim do t’i zgjidhë problemet në qytet, porositi nga Ohri, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Ohri nga viti 2003 funksionon me llogari të bllokuar. Shteti patjetër të ndihmojë me transferim të 15 deri 20 milionë euro drejtpërdrejt nga buxheti qendror që të zgjidhen borxhet që të funksionojë qyteti”, tha Zaev.

Ai theksoi se politikanët munden të argumentojnë mes vete, por Ohri paraqet pasuri të të gjithë qytetarëve në vend, dhe prej atje për të patjetër të ofrohen zgjidhje cilësore dhe të qëndrueshme.

Fuqishëm do ta ndihmojmë ekonominë vendore, sipas Zaevit, do të realizohej përmes rritjes së të ardhurave në shtet përmes TVSH-së, për llogari të kësaj që shteti do të heqë dorë nga tatimi personal, tatimit të fitimit, kontributeve dhe të dhëna të tjera. Ai theksoi se në bisedimet me qytetarët i është theksuar për urbanizimin e pakontrolluar të tepruar, në këtë rast duke porositur se gjatë të gjitha ndërhyrjeve duhet të llogaritet në mbrojtjen ekologjike.

Shtoi se të gjitha projektet e filluara për Ohrin që janë pozitive do të vazhdohen, por të njëjtat do të intesifikohen, që qyteti të mos bllokohet për çfarëdo qoftë ndërhyrjesh ndërtimore në kulmin e sezonit turistik./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu