Zaev thikë pas shpine BDI-së, Ivanov zbulon një sekret?

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov njoftoi sot se e kanë informuar kryeministrin Zoran Zaev lidhur me kandidaturën e Dimitar Bogovit për rikandidimin për guvernator të Bankës Popullore.

“Pas konsultimeve të kryera, presidenti Ivanov ka realizuar takim me kryeministri Zaev më 26 mars këtë vit, ku presidenti maqedonas e ka njoftuar për epilogun e takimeve konsulative dhe se Dimitar Bogov do të propozohet edhe për një mandat të ri nga ana e presidentit maqedonas”, kanë informuar nga kabineti i Ivanovit.

Por nga ana tjetër, LSDM ditëve të fundit është duke heshtur dhe nuk ka shprehur qëndrim lidhur me kandidaturën e proklamuar të Fatmir Besimit për Guvernator, një propozim që është bërë nga BDI. Besimi njëherit është edhe këshilltar i kryeministrit Zaev për politikat fiskale dhe ekonomike. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu