Zaev thirri: Ballkani i hapur të jetë model edhe për vendet e tjera

Nisma Ballkani i Hapur duhet të jetë model edhe për vendet e tjera, sepse promovon dhe afirmon besimin si një mënyrë e sinqertë për të gjetur rrugën më të shkurtër drejt progresit dhe një të ardhmeje më të mirë, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në Samitin e Gazetarëve Sportiv të Evropes Juglindore “Sporti për shtetin, shteti për sportin” që u zhvillua në Strumicë, transmeton InfoShqip.

Në këtë manifestim, ish-kryeministri Zaev dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras morën pllaka ari për kontributin e tyre në promovimin e paqes.

Zaev në fjalimin e tij theksoi se mund të dallojmë në shumë gjëra, por duhet të kemi aspirata të përbashkëta për atë të ardhme dhe përparim.

Ballkani i hapur është një mundësi e hapur për bashkëpunim të pandërprerë dypalësh dhe shumëpalësh në të gjitha fushat e mundshme. Kështu ndërtohet miqësia, kështu ecim përpara, kështu ruhet dhe përmirësohet paqja“, tha Zaev./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu