Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se bllokim i ligjeve thelbësore në Kuvend mund të sjell deri tek prolongimi i zgjedhjeve.
Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp. “Një pjesë e madhe ka të bëjë me balancimin e kundërvajtjeve dhe besoj se kjo pjesë mund të kaloj në janar ose shkurt. Por, ligjet thelbësore, nëse shkaktojnë frenimin e pensioneve, të rritjes së rrogave, transferimet sociale, e asaj që donë të thotë jetë për qytetarët, atëherë zgjedhjet do të shtyhen”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Përndryshe zgjedhjet janë caktuar që të mbahen më 12 prill të vitit 2020.










