Zaevi: Marrja e nënshtetësisë vetëm me tre dëshmitarë e papranueshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka komentuar kërkesën e opozitës shqiptare në lidhje me nënshtetësinë ku thekson se marrja e saj vetëm me tre dëshmitarë është e papranueshme. Gjithashtu Zaev ka bërë thirrje që të hapet debat dhe të gjendet zgjidhje më përmbajtësore.

Dua të gjendet zgjidhje. Ja dërgoj mesazh që këtë çështje ta zgjidhim bashkërisht. Falënderoj opozitën për iniciativën që të zgjidhjet kjo çështje. Por le të vlerësojë opinioni. Është e arsyeshme të mos pranojmë dëshmitarë. Duhet të ketë dëshmi. Ndërsa dëshmitë mund t’i gjejmë, si dëftesa, dokument se prindëri ka lindur këtu dhe të tjerë”, ka thënë Zaev.

Sipas tij, ai që vendos për ta dhënë nënshtetësinë, nuk mund të bazohet vetëm në deklarata të dëshmitarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu