Zaevi takim me Gashin dhe Thaçin, kush çka do të marrë nga qeveria?

Kryeministri Zoran Zaev ka vazhduar konsultat me partitë shqiptare Alternativa dhe PDSH lidhur me kompletimin e kabinetit qeveritar, në kuadër të planit të rikonstruimit. Ai sot ka takuar kreun e “Alternativës” Afrim Gashin dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçin, i kanë thënë portalit Plusinfo, burime qeveritare, transmeton gazeta Lajm.

Sipas këtyre burimeve, ministria e Kulturës do t’i mbetet “Alternativës”, ndërsa nga partia e Thaçit nuk japin informacione nëse Bardhyl Dauti do të mbetet edhe më tej ministër pa resor në Qeverinë e Zaevit.

BDI ka konfirmuar se do të ketë ndryshime në tre ministri nga gjithsej pesë sa i drejton kjo parti. Tashmë është e qartë se zëvendëskryeministri i SIMO Hazbi Lika do të largohet nga qeveria. Ministrinë e re për Sistem Politik do të drejtojë Sadulla Duraku, kurse në krye të ministrisë së Ekologjisë pritet të vjen Naser Nuredini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu