Zaharova: Qëndrimi i Makronit për NATO-n e tregon të vërtetën

Deklarata e presidentit francez Emanuel Makron se NATO është në gjendje të vdekjes klinike e tregon të vërtetën, ka shkruar sot në Fejsbuk zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova.

“Sa është kjo e saktë. Deklarata e tregon të vërtetën. Ky është definicioni i saktë për gjendjen aktuale të NATO-s”, vlerëson Zaharova.

“Çfarë saktë mund të bëjë Evropa për të kontrolluar fatin e vet? Në shekullin 20 kishte dy lufta, në shekullin 19 dhe para tij – pafund lufta lokale, si dhe aktivitete për përhapjen e ideve me ndihmën shtizave dhe shpatave, vlerësoi zëdhënësja.Ajo shtoi se proceset që kanë ndodhur me nënshkrimin e 14 pikave nga Vudro Uillson, të cilat kanë evoluuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe janë zhvilluar në integrim ekonomik dhe politik të Evropës, kanë ndihmuar të përfundohen detyrat kryesore të ndarjeve evropiane të pafund. Gjithashtu sollën edhe në krizë të identitetit dhe zhvillimit”, konkludoi Zaharova.

Presidenti francez Emanuel Makron në një intervistë dramatike për revistën “Ekonomist” pohon se NATO është në gjendje të “vdekjes klinike” ndërsa Evropa është pragun e humnerës.

Në intervistë Makroni i paralajmëron vendet evropiane se tashmë nuk mund të mbështeten te SHBA-ja, gjegjësisht se nga SHBA-ja tashmë nuk mund të pritet të qëndrojë në mbrojtjen e vendeve anëtare të Aleancës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu