Zbulimi tronditës, ja nga çfarë varet efekti i aspirinës

Efekti i një aspirine në ditë përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon, sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”.
Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.

Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.

Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë, përcjell Atsh.

Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu