Zbulohet arsyeja pse Modric nuk nënshkroi me Milanin

Shefi i AC Milanit, Zvonimir Boban ka pranuar që kanë provuar këtë verë ta transferojnë në ekip mesfushorin e Realit, Luka Modric. Boban ka thënë se nuk ka mundur ta bind Modricin për shkak të nderit.

Ai tha se kroati është një milanez, mirëpo arritja e tij ishte e pamundur.

“Modric është një milanez, por arritja e tij është e pamundshme. Mund të transferohej, mirëpo asnjëherë nuk do të koncentrohej. Nuk kishte dëshirë për t’u larguar nga Madridi pas një sezoni të keq, kjo e bën atë të ndershëm”, deklaroi ai.

Boban foli edhe për sulmuesin e Atleticos, Angel Correa.

“Me Correan nuk mundem të gjejmë kushtet e duhura ekonomike dhe duhej të negociojmë për lojtarë të tjerë në këtë pozicion. Kemi një skuadër të mirë”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu