Zbulohet vrasësi i 24 vjecarit Burim Idrizi në Çair (VIDEO)

Kundër 28-vjeçarit O.A. nga Shkupi i cili është në arrati sot është ngritur kallëzim penal për vrasjen që ndodhi më 20 dhjetor të 2017-s në rrugën Xhon Kenedi të Çairit. Personi, i cili është i njohur për MPB-në, por për të cilin ministri Spasovski nuk dëshiroi ta zbulojë identitetin, akuzohet se më 20 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orë 17:30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup me përdorim të armë zjarrit me Kallashnikov AK 47, ka gjuajtur disa herë në drejtim të B.I. (24) nga Shkupi i cili në po të njëjtën ditë, si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në Qendrën Urgjente “Nëna Terezë””, njoftuan nga MPB-ja.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski deklaroi se sot është paraqitur padi penale, dhe se me këtë sipas tij vrasja në Çair është zgjidhur. Mes të tjerash Spasovski paralajmëroi hetim për indikacionet se nga MPB në kohën e Gordana Jankullovskas janë përvetësuar 30 milion euro të cilat kanë përfunduar tek firmat private.

“Të gjitha dëshmitë, të gjitha raportet e ekspertëve që ishin përfunduar, u mblodhën shumë materiale, njohuri dhe në bazë të të gjitha provave që morëm përmes të dhënave operative, informacioneve, punëve të shërbimit, shërbimeve të SPB Shkup, dhe pas të gjitha vërtetimeve të cilat I kemi, e paraqitëm akuzën penale dhe me këtë është I njohur edhe kryesi i kësaj vrasjeje, dhe është zbardhur vrasja në Çair”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu