Zbulon gazeta serbe: “Gruevski u arratis në Hungari nga Rinasi”, ja ndihma që i dha shteti shqiptar

Ndërsa në Maqedoni kërkohet arrestimi i tij për të vuajtur dënimin, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil. Mirëpo, mediat serbe kanë shkruar se Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar në Ambasadën hungareze.

“Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest”, shkruan e përditshmja serbe, Politika.

Ndërkohë në Maqedoni janë hapur shumë dilema të ndryshme se Gruevski me anë të shërbimit sekret serb ka kaluar kufirin me veturë nga Maqedonia në Serbi ku më pas ka ikur në Hungari.

Ende nuk dihet se si ka ikur ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Pas ikjes së Gruevskit, shumë parti shqiptare kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu