Zejdi: Maqedonia duhet të ketë një njësi zgjedhore

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se duhet rregulluar edhe çështja e njësive zgjedhore.

Ai tha se është përkrahës i asaj që të ketë një njësi zgjedhore.

“Ne nuk mundemi as t’i shtojmë shqiptarët e as t’i pakësojmë. Dalja e maqedonasve në vendbanimet maqedonasve krahasim me mos dalja e shqiptarëve e penalizon pastaj numrin e deputetëve. Po kjo nuk është faji i shqiptarëve, por faji i ofertave të dobëta. Ne duhet ata t’i motivojmë dhe t’i joshim që të dalin”, deklaroi Zejd Rexhepi.

Zejd Rexhepi tha se në çdo vendbanim duhet të ketë mbikëqyrës shqiptarë për të mos lejuar manipulimet edhe në zonat tjera zgjedhore, ku shqiptarët janë më pak të përfaqësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu