Zeka: Në Shqipëri Cecen e duan kot, në Kosovë plot

Nga: Milaim Zeka

Ka mundesi që Ceca dëgjohet nëpër Shqipëri, por ju garantoje që as nuk e dinë se kush është. Me një fjall, e dlgjojnl kot, për zërin e sajë, për muzikën ballkanike. Pra, “bëjnë” një vepër penale, pavetëdije.

Ne në Kosovë, jemi rritë me Zdravko Çoliqin, me Cecen, me Draganën, e plotë emra tjerë serb. Vallahin damaret i kemi pre për ta. Ne plotë makina të Kosovës dëgjohen këto këngë. Plotë këngëtare të Kosovës janë imituese të Ceces dhe Draganes, deri në frizure dhe veshje.

Për me qenë me konkret, para disa viteve, kur Ceca pati ardhë për një koncert në Shkup, kuku nane, 20 autobusa patën shku prej Kosove, e qindëra makina në stadion.
Në fund të fundit, Ceca dhe burri i saj, Arkani, asnjë krim nuk e kanë ba në Shqipëri. Tani lind pyetja, qysh po kemi fytyrë me ndezë këto debate, kur pjesa dërmuese e ne kosovarëve, edhe sot përjargemi për Cecen e Draganën, sikurse ai qeni i Pavllovit para se me i’a hudhë mishin para turive?!

Nëse don me qenë “patriot” ballkanik, mundesh me i ba 1000 shërbime Serbisë, mundesh tanë jetën me qenë argat i sajë, edhe bashkëpunëtor i Arkanit në vrasjen e Gervalleve dhe të Kadri Zekës me 17 janar 1982, ama krejte këto gjynahe (mekate) i lanë nëse e shanë Cecen, edhe nese e këndon këngen “Xhamadani vija-vija”!

Kur shkoj tek varri i Adem Jasharit, nga thellësia e tokës, e nga kupa e qiellit, me duket sikur e dëgjoj zërin e tij, duke kenduar vargun epik: O kuku, kuku për mu, po për shumë e mutin kemi luftu!!!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu