Zekiri: Gruevski mund të kthehet në Maqedoni vetëm nëse vuan burgimin

Nënkryetari i LSDM-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri në emisionin “24 analiza” deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski mund të ktkehet në Maqedoni vetëm nëse vuan burgimin.

“Gruevski nuk mund të kthehet në shtet me garancione dhe të jetë i i lirë, ai mund të thkehet vetëm nëse vuan dënimin me burg që është shqiptuar dhe t’i presë vendimet për lëndët tjera për të cilat akuzohet ai”, tha Zekiri.

Në non-pejpërin e kryeministrit slloven, Janez Jansha, siç u tha në media, në një nga verzionet, Gruevski përshkruhet si njeri të cilit do t’i jepet garancione që në mënyrë paqësore të kthehet në Maqedoni pa pasoja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu