Zelensky insiston se Rusia po përgatit diçka të neveritshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti paralajmërimin e tij se në ditën e përvjetorit së pavarësisë së Ukrainës (24 gusht), Rusia po përgatit “diçka të neveritshme”, raportoi BBC-ja të hënën.

Ai theksoi se sulmet e ashpra ruse pritet ta përfshijnë edhe Kievin, derisa bëri të ditur se tubimet publike janë ndaluar gjatë festës së përvjetorit.

Zelensky bëri të ditur se ushtarët ukrainas që u kapën peng në Mariupol, do të nxirren para gjykatave ruse. Ai tha se nëse kjo ndodhë, do të jetë shkelje e rëndë “e të gjitha marrëveshjeve”.

Dita e Pavarësisë e Ukrainës përkon me gjashtëmujorin e nisjes së agresionit rus. Rusia vlerësohet të ketë pësuar humbje të mëdha në forca tokësore e në armatim të rëndë.

Qytetarët ukrainas gjatë fundjavës vizituan një ekspozitë të tankeve ruse, të shkatërruara nga trupat ukrainase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu