Zendeli: BDI dhe Alternativa të inicojnë në Qeveri çështjen e fshirjes së 20% të Kushtetutës

Ne do të shohim se si ata do të pozicionohen. Përgjegjësia e BDI-së është më e madhe sepse është në qeveri dhe propozimi për ndryshime kushtetuese duhet të vijë nga qeveria. Dhe nëse propozimi që do të vijë nga Qeveria do të jetë që të diskutohet vetëm për preambulën dhe inkorporimin e komunitetit bullgar në Kushtetutën e shtetit, atëherë nuk do të mund të diskutojmë temën “20%” dhe gjuhën shqipe. Kështu që partitë shqiptare në Qeveri duhet ta iniciojnë këtë çështje në Qeveri, tha sot Fadil Zendeli nga partia BESA, transmeton InfoShqip.

Lëvizja BESA ftoi dje partitë e shqiptarëve në mbledhje lidershipi për ndryshimet kushtetuese dhe formulimin “20 për qind” në Kushtetutë.

Shefi i diplomacisë maqedonase dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osamni tha se kjo duhet të jetë një agjendë etnike shqiptare, por që të gjitha partitë politike të ulen dhe t’i shqyrtojnë këto çështje./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu