Zëvendëspresidenti afgan Amrullah Saleh është vetëshpallur president kujdestar i vendit. Në një postim në Twitter, Saleh shkruan se tashmë ai është president legjitim kujdestar i vendit.
Pas një mbledhje sigurie të drejtuar nga presidenti që u largua Ashraf Ghani, Saleh u shpreh javën e shkuar se ishte krenar për forcat e armatosura dhe se qeveria do të bënte gjithçka për të forcuar rezistencën ndaj talebanëve.
Kujtojmë se presidenti Ghani u largua më herët nga vendi ndërsa talebanët përparonin në marrjen e kontrollit të vendit. Vendndodhja e tij mbetet e panjohur.









