Zgjedhja e prokurorit Abazi, Mickoski: Marrëveshje politike mes partive në pushtet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se zgjedhja e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është marrëveshje midis partive në pushtet.

“Është sekret publik se kjo përfaqëson një marrëveshje partiake-politike të Qeverisë. Gjithashtu është sekret publik se aty ka pasur dy rryma, dikush ishte për dikë dhe tjerët për dikë tjetër por fitoi ky. Vazhdon partizimi, andaj në anketën e radhës për besueshmërinë në gjyqësor 8 për qind por do të jetë 1 apo 3 për qind. Supozoj nga familjarët e atyre që janë sot në Qeveri, gjegjësisht nga BDI apo LSDM”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se është për keqardhje partizimi i vazhdueshëm i institucioneve të cilat duhet të jenë bartës të drejtësisë, pra prokurorisë dhe gjyqësorit. Sipas tij, ky proces do të revidohet nga ana e Qeverisë së re të VMRO DPMNE-së dhe do të lirohet edhe prokuroria edhe gjyqësori nga marrëveshjet partiako-politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu