Zgjedhjet i ndjekin 7.585 vëzhgues vendas dhe 667 të huaj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që po mbahen sot më 11 dhjetor i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues të huaj dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes.

Më së shumti vëzhgues kanë akredituar Asociacioni Qytetar MOST – 3.435 dhe Shoqata për Aktivitete Humanitare SINERGIJA – Shtip – 3.387 vëzhgues, CIVIL – Qendra për Liri – 308, Shoqata Qendra Kombëtare Rome – Kumanovë – 143, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër – 50 vëzhgues, është e publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu