Zgjedhjet në BE, partia sllovene lobon kundër shqiptarëve: Këtu është Slloveni e jo Shqipëri (FOTO)

Një parti sllovene me elemente nacionaliste, e quajtur Liga Nacionale, në fushatën e vetë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian është pozicionuar edhe kundër shqiptarëve që jetojnë në Slloveni. Nuk i duan që të bashkëjetojnë me ta.

Ata madje kanë vendosur edhe bilborda të ndryshëm nëpër qytet, kundër shqiptarëve, duke thënë se ‘Këtu është Slloveni e jo Shqipëri’. Ata po kundërshtojnë që të rinj shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria të gjejnë mundësi punësimi e strehimi në Slloveni.

“Ne nuk duam të bëhemi të huaj në vendin tonë. Këtu është Slloveni dhe jo Shqipëri, siç edhe të jepet përshtypja kur kalon nëpër Kranj dhe Velenje”, shkruan në një nga deklaratat e kësaj partie në faqen e saj zyrtare në Facebook, shkruan Reporteri.

Liga Nacionale shihet qartë që janë edhe kundër emigrantëve nga vende të tjera, sidomos nga vendet arabe, që mund të kenë gjetur leje qëndrimi në Slloveni.

Sipas tyre, vendet e pasura arabe kanë më shumë mundësi financiare se sa Slovenmia dhe Evropa, që të strehojnë refugjatë dhe emigrantë nga zonat e konflikteve, qoftë Siri, Irak, Libi apo Liban.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu