Zhuritja e pazakontë e Izraelit nuk ka të ndalur, arsyet përfliten si “qiellore” (FOTO)

Zjarret vazhdojnë të djegin pjesë të ndryshme të Izraelit për të pestën ditë radhazi.

Foto dramatike të zjarreve të tmerrshme që kanë mbërthyer vendin publikohen vazhdimisht në media, në një situatë të paprecedentë që duket se e ka zënë gafil shtetin hebre.

Ndonëse ndihma ndërkombëtare nuk i ka munguar, përpjekjet e Izraelit për t’i shuar zjarret po hasin në vështirësi të madhe.

Dhe meqë jemi në Lindjen e Mesme, atje ku gjërat kanë dhe një shpjegim metafizik, një version që po qarkullon rëndshëm mbi flakët që e kanë përpirë territorin ku shtrihet shteti hebre, është ai i ndëshkimit të Zotit në kulmin e përpjekjeve për t’ia minimizuar zërin ezanit. /tesheshi.com/

zjarri-ne-izrael-15


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu