Ziadin Sela: BDI-në do ta çojmë në opozitë

Lideri i ASH, Ziadin Sela, nuk do tërhiqet nga kreu i partisë edhe pse humbi zgjedhjet për kryetar të Strugës nga kundërshtari Ramiz Merko nga radhët e BDI.

Sela e fton kryetarin e BDI Ali Ahmeti në mejdan të hapur, që të mbajnë zgjedhje në nivel kombëtar.

Në një prononcim për Almakos, ai thotë se është i bindur se sikur LSDM dhe BDI të garonin bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, humbjen do ta kishin të sigurte.

“Aleanca me Besë do të garojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe BDI-në do ta çojmë në opozitë”, ka thënë Sela.

Sipas tij, koalicioni me VMRO-DPMNE nuk vjen parasysh. “Mos më ofendoni, kjo është gjuha që BDI ka përdorur kohët e fundit dhe e Zoran Zaevit.”, vlerëson Sela.

Nga Lëvizja Besa nuk kemi marrë një përgjigje për fatin e Bilal Kasamit pasi humbi zgjedhjet për kryetar të Tetovës, nga kandidatja e BDI, Teuta Arifi. Ata nuk deshën të komentojnë as arsyet për dështimin e Kasamit në Tetovë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme u tha edhe zyrtarisht se vendin e Bilallit në Kuvend do ta zërë Nexhbedin Karemani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu