Ziadin Sela takohet me ambasadorin e Italisë

Takimi i radhës i liderit të Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, ishte ai me ambasadorin e Italisë z. Karlo Romeo. Edhe në këtë takim u bisedua kryesisht për mosmarrjen e datës për negociata dhe reformat që ne si shtet duhet t’i arrijmë.

Italia edhe pse mbështetë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, ambasadori theksoi se reformat që janë kërkuar si kusht patjetër duhet të arrihen plotësisht. Prandaj në lidhje me këtë, z.Sela me kujdes i shpjegoi të gjitha përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë me qëllim të arritjes së një gjyqësori të pavarur, administrate efektive, shtetin e së drejtës dhe luftën më të madhe që e kemi kundër korrupsionit dhe krimit.

Si çdo herë, theks të veçantë lideri i ASH-së i dha propozimit që Prokuroria Speciale të vazhdojë të funksionojë me një prokuror special nga vendet e BE-së, ndërkaq ambasadori shprehu edhe gatishmërinë e Italisë për t’u ndihmuar vendeve të Ballkanit Perendimor në integrimet e tyre drejt BE-së.

Me këtë rast lideri Sela, falemnderoi ambasadorin për mbështetjen që Italia ka treguar edhe ndaj Shqipërisë, ndërsa gjithashtu përmendi edhe nevojën që Kosova të njihet nga BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu