Ziberi: Nëse do isha bërë kryeministër, do të fokusohesha në përmirësimin e marrëdhënieve etnike dhe kushtet për kategoritë në nevojë

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se nëse bëhet kryeministër do të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve etnike dhe kushteve për kategoritë në nevojë.

“Kisha dy çështje në vizionet e mia si bartës i pushtetit ekzekutiv, ato do të ishin përmirësimi i marrëdhënieve në shoqëri në nivel etnik, politik dhe çfarëdolloj niveli, sepse shumë vendime në vend janë viktimë e ndarjeve që demotivojnë dhe pengojnë marrëdhëniet në vend. Ndërsa përmirësimi i dytë do të ishte ai i gjendjes sociale dhe ekonomike të kategorive në nevojë”, tha Zieberi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu