Ziberi: Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët jo vetëm për ne në RMV

Sot zgjedhet Kryeministri i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për herë të parë.

Deputeti Arben Ziberi nga radhët e BDi-së në “Studion e Hapur” në TV21 theksoi se sot është ditë e veçantë për shqiptarët, për pak orë kemi kryeministrin e parë shqiptar në RMV.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët jo vetëm për ne këtu në RMV sidomos për ne që jemi deputet në këtë mandat sepse në këtë mandat për herë të parë do të votohet për kryeministrin e parë shqiptar dhe me këtë sot që do të ndodhë thyhet tabua se disa funksione janë të rezervuara për etnin maqedonase”, tha Ziberi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu