Zidane: Ronaldo do të fitojë Topin e Artë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se Cristiano Ronaldo me tre golat e së shtunës në derbin e qytetit me Atleticon (3:0) siguroi çmimin për Topin e Artë për vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

“Asnjëherë nuk kam dyshuar se Ronaldo është më i mirë. Megjithatë, ndeshja me Atletico Madridin mbylli çfarë do polemike”, tha Zidane.

Ai tha se me rivalin e qytetit kanë zhvilluar një ndeshje të madhe.

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe. Realizuam fitore të rëndësishme në Primera ligën, sepse kundër Atleticos nuk do të mund të triumfojnë shumë ekipe”, tha Zidane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu