Zihen për parakalimin në rrugë, i pret veshin 24 vjeçarit

Parakalimi me makinë bëhet shkak që një i ri të përfundojë me vesh të këputur në qytetin e Korçës. Policia e qytetit juglindor bën me dije se sherri ka ndodhur mes dy të rinjve, pas një parakalimi të gabuar.
Në pranga ka përfunduar Niko Xhima, 28 vjeç, banues në fshatin Moravë i cili ka rrahur 24­vjeçarin M.Ll, banues në Korçë. Xhima me goditjet e tij, i ka këputur veshin të riut i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin rajonal. Mbi Niko Xhimën rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu