Vazhdon të shkrumbojë shkurre dhe penë zjarri i madh që ka nisur që prej ditës së djeshme në sipërfaqet pyjore të Gjegjanit në Pukë.
Për shuarjen e flakëve, është angazhuar edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes i ardhur nga Tirana.
Sipas burimeve të MM, terreni është i thyer dhe mjeti ushtarak e ka të vështirë të realizojë misionin e tij.
Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë ku forcat e policisë kanë asgjësuar disa parcela me kanabis dhe dyshohet se ai është i qëllimshëm.