Zjarri kaplon fshatin Kondovë të Shkupit, banorët të pa shpresë për shuarje braktisin shtëpitë (VIDEO)

Diçka e tmerrshme ka ndodhur natën e sotme në fshatin Kondovë të Shkupit. Flakët e zjarrit kanë kapluar pothuajse gjithë rajonin dhe shanset për shuarjen e këtij zjarri masiv duket se janë të pakta, transmeton InfoShqip.com

Zjarri ka ndodhur si pasojë e erërave të forta dhe thatësirave. Erërat e forta po pengojnë ekipet emergjente që ta marrin situatën nën kontroll. Ekipet e drejtorisë pë shpëtim janë mobilizuar për ndërhyrje nga ajri, por mbetet të shpresojmë që situata të merret nën kontroll.

Banorë të tmerruar kanë braktisur shtëpitë e tyre duke qëndruar në qiell të hapur./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu