Zuckerberg në parlamentin europian: Shumica e lajmeve të rreme kanë adresë maqedonase

Shefi ekzekutiv i “Facebookut”, Mark Zuckerberg, iu përgjigj për rreth një orë e gjysmë pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian rreth skandalit të zbulimit të të dhënave të përdoruesve nga agjencia “Cambridge Analitica”, si dhe ndikimit të skandalit te 2.7 milionë qytetarët e BE-së.

Ai me këtë rast kërkoi përsëri falje për gabimet që i bëri kompania e tij dhe premtoi do t’i përmirësojë. Ndonëse eurodeputetët i shtruan pyetje shumë të rëndësishme, në disa prej tyre ata nuk morën përgjigje. Dëgjimi u hap nga kryetari i PE-së, Antonio Tajani, i cili i kërkoi Zuckerbergut shpjegime rreth asaj se kush dhe për çfarë i shfrytëzon të dhënat e përdoruesve evropianë të publikuara në “Facebook”.

“U bë e qartë gjatë disa viteve të fundit se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që veglat që ne i krijuam të mos përdoren për dëm. Nuk e kemi paraparë këtë gjë dhe për këtë e marr përgjegjësinë. Kërkoj falje”, tha ai.

Duke u ndërlidhur me skandalin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ai ka thënë se kompania nuk ka qenë e gatshme për t’iu bërë ballë operacioneve të dezinformimit

. Ai më pas tha se “Facebooku” tanimë i ka mbyllur një mori faqesh që publikojnë lajme të rreme. E me këtë rast e veçoi Maqedoninë, si një shtet prej ku më së shpeshti po publikohen dhe po përhapen lajme të rreme, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu