Zuckerberg zbulon orën e tij: Zgjedhja e veçantë lidhet me orëndreqësin nga Kosova, Rexhep Rexhepi

Një detaj i bërë publik nga Mark Zuckerberg ka tërhequr vëmendjen përpara konferencës vjetore të Meta-s.

Gjatë një rubrike me pyetje të shkurtra, themeluesi i kompanisë Meta tregoi se ndër orët që përdor janë edhe ato të punuara nga Rexhep Rexhepi.

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova është i njohur në fushën e orëndreqësisë bashkëkohore, ndërsa krijimet e tij karakterizohen nga puna artizanale dhe numri i kufizuar i prodhimit.

Përmendja e emrit të Rexhepit nga Zuckerberg ka rikthyer vëmendjen te orëndreqësi me origjinë nga Kosova dhe prezenca e tij në botën e orëve luksoze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu