Zyrës se drejtorit të “Pellagonia” i vihet flaka

Një të punësuari në Shtëpinë Studentore Pellagonia nuk i vazhdohet kontrata, ai në shenjë revolte e demolon me çekan dhe më pas i vë zjarrin zyrës së drejtuesit të Shtëpisë së Studentëve “Pellagonia” në Kisella Vodë, mëson Alsat. Bëhet fjalë për një person me iniciale N.J i cili sipas MPB-së, së bashku me një person tjetër, pas një përleshjeje verbale, ka hedhur lëng të djegshëm dhe më pas i ka vënë flakën zyrës. Dëmet janë vetëm materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

Zyrës së drejtorit të Shtëpisë Studentore-Pellagonia i vihet flaka. Jo zyrtarisht raportohet se flakën i vuri një i punësuar të cilit supozohet se drejtori i ndërpreu kontratën.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu