Zyrtare: Klubi legjendar i Serisë A del në shitje

Genoa është zyrtarisht në shitje. Klubi i Serie A i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-t.

Me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi ka nxjerrë në shitje Genoan që është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Genoas megjithatë e sigurtë është që klubi nga Liguria shumë shpejtë do të ndërrojë pronar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu