Paul Pogba është rikthyer edhe zyrtarisht te Juventusi, pas pesë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United. Mesfushori francez vendosi të largohet si futbollist i lirë nga Djajtë e Kuq dhe Juventus fitoi garën për të me skuadrat tjera të mëdha që shfaqën interesim.
29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër me të cilën do të qëndrojë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.
“Është zyrtare, Paul Pogba rikthehet me fanellën bardhezi”, ka shkruar shkurtimisht Juventusi duke publikuar videon e prezantimit të Pogbas.
Te Juventusi, Pogba ka zgjedhur fanellën numër 10 e cila deri më tani ishte bartur nga Paulo Dybala.
Reprezentuesi francez kishte qëndruar katër vite te Zonja e Vjetër nga 2012 deri më 2016. Pogba me fanellën bardhezi kishte zhvilluar 177 ndeshje zyrtare ku shënoi 34 gola e asistoi në 40 të tjerë. Mesfushori pritet t’i ndihmojë shumë Zonjës së Vjetër drejt arritjes së objektivave që janë të rikthehen te trofetë.










