​Çfarë do ndodhë sot në Kosovë: Presidenti thërret në konferencë

Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur një konferencë për media të premten në orën 11:00.

Përveç kësaj konference, sot gjatë ditës në Kosovë do të ketë edhe agjenda tjera të ndryshme.

Ky është kalendari për sot:

– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës takohet me përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

– Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu organizohen homazhe te varri i tij. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, ora 10:00)

– Komuna e Prishtinës mban aktivitet ku do të prezantohet një nga investimet e planifikuara nga Zyra për Regjenerim Urban. (Afër çerdhes “Yllkat”, ora 10:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 11:00 mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

– Drejtorit i Zyres për Zhvillim Ekonomik Uilliam Trig merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Vitis. (Zyra e Kryetarit të Komunës Sokol Haliti, ora 11:00)

– Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu . (Salla e kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj, ora 14:00)

– Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton komunën e Dragashit ku se bashku me kryetarin e Komunës, Shaban Shabani do të nënshkruajnë dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Dragash” dhe “Ndërtimi i Stadiumit në Dragash”. (Ambientet e komunës së Dragashit, ora 14:00)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu