Arrestohet i dashuri i aktores së njohur turke, prapa grilave mund të përfundoj edhe aktorja!

Tuba Buyukustun ka marrë një lajm të hidhur sa i përket të dashurit të ri.

Në fakt, aktorja ka filluar të takohet me Umut Evgirenin pas shkurorëzimit me Onur Saylakun.

Por, gjatë ditës së sotme biznesmeni turk është arrestuar nga policia turke.

Umut 37-vjeçari po akuzohet për një “vjedhje të planifikuar”, e cila ka të bëjë me shmangie të tatimeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.

Vlen të theksohet se tani për tani, aktorja e cila në Kosovë njihet si “Asi”, është e lirë dhe ndaj saj nuk do të ngritët ndonjë akuzë, megjithëse, mund të akuzohet si bashkëpunëtore e Evgirenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu