BDI-ja ‘jetime’ pa Nikolla Gruevskin kryeministër

Ngjarjet e dy viteve të fundit në Maqedoni sollën të papritura dhe të padëshiruara qoftë për popullin, qoftë për partitë në pushtet. E gjitha filloi me publikimin e materialeve të përgjuara nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, me publikimin e të cilave kursi i politikës në Maqedoni e ndryshoi drejtimin, u krijua një krizë politike, e thellë, ndërsa populli kuptoi prapaskenat e krimeve, blerjes së votave, rasteve të montuara, kuptoi lidhjen e ngushtë të politikanëve shqiptarë me shefat e VMRO-së, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkov.

Dolën në shesh të pritura e të papritura për popullin, manipulime të të gjitha llojeve nga pushteti VMRO-BDI, dhe pazaret e tyre. Nëse dikur hamendësohej nëse BDI ka dijeni apo jo për rastet e montuara, nëse arrin apo nuk arrin të kontrollojë proceset në qeveri, me publikimin e atyre materialeve u bë e qartë se BDI ka koresponduar gjithë kohës me Gruevskin dhe Mijalkov, me biseda sikur të ishin pazare rrugësh.

Por e gjithë kjo krizë politike solli një marrëveshje të re, me të cilën marëveshje Nikolla Gruevski u dorëhoq nga posti i kryeministrit, dhe njëkohësisht BDI-ja e humbi partnerin e saj që për kohë të gjatë e sunduan këtë popull dhe këtë vend, thënë shkurt e shqip, BDI, që me largimin e Gruevskit nga posti i kryeministrit, mbeti si fëmija jetim, i vetëm, dhe në pritje për të marë denimin e popullit në zgjedhjet e ardhëshme, në dhjetor apo kurdo që të realizohen ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu