Bujar Osmani: Nuk e kemi ndër mend të bëjmë ndërrim të gjykatësve

Mendoj se është i gabueshëm interpretimi se qeveria apo shumica e re parlamentare do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve. Do të rritet roli i Këshillit gjyqësor në definimin e procedurave për zgjedhje apo disiplinim të gjykatësve.
Kështu, siç transmeton Expressi, ka deklaruar zëvendëskryeministri, i ngardkuar me çështjet e integrimeve evorpian të Maqedonisë, Bujar Osmani, në intrervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

“Madje, një nga masat e parapara në planin 3-6-9 është anulimi i ligjit për verifikimin e fakteve për disiplinimin e gjykatësve, pasi e konsiderojmë si mënyrë apo instrument për presion, ashtu që nuk do të ketë rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, por sistem me qëllim zgjedhje cilësore të gjykatësve që do të jenë të pavarur dhe të paanshëm në funksionin e tyre”, ka thënë Osmani./REL/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu