Donald Trump bën një postim emocionues për të bijën por bën gjithçka ‘lëmsh’, bën ‘tagg’ një Ivanka tjetër. Shikoni përgjigjen e saj (FOTO)

Ups! Presidenti Donald Trump mund të dijë të menaxhojë shumë gjëra njëkohësisht por jo llogarinë e tij në Twitter…

Teksa ka bërë një postim shumë emocionues për të bijën ai ka ngatërruar tagg. “Ivanka Trump është e mrekullueshme, një femër me shumë karakter dhe klas!” – shkruhej në këtë mesazh po personi që ishte bërë tagg nuk ishte e bija por ishte një Ivanka tjetër.

Kjo e fundit nuk ka ngurruar që në sekond t’i përgjigjet në një mënyrë mjaft humorisitike: “Edhe ti je një burrë mjaft i përgjegjshëm por a mund të të sugjeroj të kesh më shumë kujdes në Twitter?” – ka përfunduar ajo.

E gjithë kjo situatë ka krijuar shumë të qeshura tek ndjekësit dhe sigurisht po bën xhiron e rrjetit pasi nuk është hera e parë që presidenti Trump bën të tilla ngatërresa. /Blitz

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu