Ish-boksieri shqiptar Luan Krasniqi: Faleminderit Merkel!

Ish-kampioni i Europës në boks, Luan Krasniqi, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Ndër të tjera, ish-boksieri shqiptar e ka falënderuar Merkelin për ndihmën ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar. Njëkohësisht Krasniqi është edhe simpatizant i partisë së Merkel.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, sëbashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë.

Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, – shkruan Krasniqi në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu