Ja me ç’farë problemesh pērballohen mē së shumti punëtorēt


Në Maqedoni problemet e punëtorëve paraqiten në faza të ndryshme, duke filluar nga shpallja e konkursit, e deri në ndërperjen e mardhënieve të punës. Kështu vlerëson Jovana Ivanovska, nga organizata joqeveritare “Juridika”. Ajo për InfoShqip theson se njëri nga problemet që paraqitet më së shpeshti është deskriminimi.

“Njëra nga diksriminimet më të shprehura është dikriminimi gjinor, me ç’rast femrat e reja diksriminohen gjatë punësimit, për shkak të mundësisë së tyre për të ngelur shtatëzënë, krijimin e familjes e me këtë edhe mungesën në vendin e punës. Në aspektin e mardhēnieve të punës, çdo punëtorë gjatë periudhës për të cilën punon, një herë apo më shumë është përballur me mobing apo shqetësim (seksual) në vendin e punës”- thekson Ivanovska për InfoShqip.

Nga “Juridika” theksojnë se numri i njerëzve që paraqesin probleme në punë është shumë i vogël, dhe të dhënat që paraqiten si numër I ankesave nuk është real sepse qyetatarët kanë vetëdije të ulët në lidhje me të drjetat e tyre në vend të punës, e ka raste që edhe frikohen për shkak të mundësisë së humbjes së vendit të punës.

“ Në këtë aspekt nëse në ndonjë mënyrë janë të diskriminuar apo të drejtat e tyre janë të privuara, ata ballafaqohen vet me këto probleme dhe nuk këkrojnë ndihmë për jetësimin e të drejtave të tyre. Numri i personave që kërkonjë ndihmë në rast të mohimit të të drejtave të tyre gjatë punës është shumë i vogël, disa për shkak të frikës nga punëdhënësi dhe humbja e punës e disa për shkak që frikohen se problemet e tyre do të hasin në vesh të shurdhër dhe nuk do të mund të fitojnë rastin”- deklaroi Ivanovska.

Jovana Ivanovska nga Asociacioni për dhënie të këshillave juridike thotë se Avokati i Popullit në këtë rast nuk bënë aq sa duhet, por edhe nuk ka kompetenca, ai në lidhje me ndonjë çështje të caktuar mund të jep mendim të tijin, gjegjësisht raport por gjykatat mund të vendosin që të mos marrin parasysh vendimin e tij. Siç shpjegon ajo, Avokati i popullit nuk ka të drejtë të marrë iniciativë për ndonjë problem, por për të njejtin duhet paraprakisht të ankohet dikush tek zyra e tij.

Në mënyrë që të përmirësohet gjendja e tanishme Ivanovska thotë se duhet të rritet vetëdija tek qetetarët që ata në mënyrë të drejtë të realizojnë të drejtat e tyre gjatë punës. Gjithashtu në aspekt të diskriminimit gjatë punës duhet të vendoset asi sistemi i punës edhe në sektorin privat, ku punëtorët do të zgjedhen në bazë të aftësive të tyre si individë të pavarur dhe jo në bazë të përkatësisë politike gjinore, kombëtare, apo fetare./InfoShqip.com

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu