Ja çfarë thotë Zaev pas takimit me Kasamin

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot pasi u takua me dy liderët shqiptarë, Ali Ahmetin dhe Ziadin Sela, në ambientet e Kuvendit u takua edhe më liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin.

Pas këtij takimi, kreu i LSDM-së u shpreh para gazetarëve se negociatat kanë avancuar në një stad më të favorshëm, por se është herët të thuhet se ka një marrëveshje për qeverinë me tre partitë shqiptare.

“Kemi përparime në negociata për Qeverinë, me tre partitë shqiptare, por është herët të thuhet nëse do të ketë marrëveshje për Qeveri me tre partitë tjera shqiptare, BDI, Aleanca dhe BESA. Takimi i radhës është nesër, nëse Kongresi i LSDM-së kryhet sipas kohës së parashikuar, nëse jo vazhdojmë të dielën, Por, duhet të angazhohemi që të dielën t’i përfundojmë negociatat:, theksoi ndër të tjera Zaev. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu