Ja kush është femra që për 5 herë radhazi u zgjodh si më e bukura e botës

Ishte viti 1991 kur menjëherë pasi interpretoi prostitutën Vivian në komedinë romantike “Pretty Woman”, Julia Roberts u shpall zyrtarisht “gruaja më e bukur e vitit”. Revista e famshme amerikane “People” zgjodhi atë kohë 23-vjeçaren në krye të listës dhe që atëherë, aktorja amerikane është përzgjedhur si gruaja më e bukur e vitit plot 5 herë. Roberts e ka fituar këtë titull përkatësisht në vitet 1991, 2000, 2005, 2010 dhe sërish në 2017.
Ndonëse kanë kaluar shumë vite dhe mosha e saj është tek të 50-at, revista “People” e ka shpallur sërish atë si “Gruaja më e bukur” në botë.
Aktorja e nominuar disa herë për çmimin Oscar, e trashëgon këtë titull nga “Gruaja më e bukur e Vitit 2016”, që u shpall Jennifer Aniston.
“Jam tejmase e nderuar”, -shprehet ajo për revistën “People”. 49-vjeçarja tregon jetën me binjakët Hazel dhe Phinnaeus, 12 vjeç dhe djalin e vogël Henry, 9 vjeç, si edhe ndan sekretet e bukurisë së saj, në intervistën më të pritur të revistës “People” gjatë gjithë vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu