Ja kush është shqiptari që do luajë film me Kim Kardashian

Tashmë prej disa ditësh Kim Kardashian duket se e ka marrë veten dhe është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale pas grabitjes. Bukuroshen pritet ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Kim do të shfaqet me një rol të shkurtër në filmin e famshëm Ocean’s Eight, së bashku me motrën e saj Jenner.

Ajo që e bën më interesant këtë film është fakti se në të do marrë pjesë dhe aktori shqiptar me famë botërore, Marko Caka. Ky do të jetë filmi i katërt i sagës Ocean në 17 vjet dhe vjen pas serive të suksesshme të Ocean’s Eleven, Twelve and Thirteen.

Motrat Kardashian janë parë dy ditë më parë në qytetin e New Yorkut, pasi kanë kryer xhirimet e filmit të ri. Marko Caka ka lindur në Shkodër, ndërsa është larguar nga vendi në vitin 1991. Ai ka luajtur në disa filma përkrah yjeve më të mëdhenj të Hollivudit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu