Linda Halimi: Cfarë më tha Jennifer Lopez që më bëri të fitoj çmimin e parë në RTSH (VIDEO)

Linda Halimi apo Lindita (siç njihet ndërkombëtarisht) është shpallur vitin që lamë pas fituese e Festivalit të 55-të të RTSH-së.
E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja nga Kosova ka folur edhe rreth eksperiencës së saj në talent show-n “American Idol” dhe veçanërisht për pop divën, Jennifer Lopez, e cila e vlerësoi maksimalisht vokalin e saj.

“Jennifer Lopez-in ishte shumë e vështirë ta takoje, por ajo më ka dhënë një këshillë shumë të vlefshme. Unë kur këndoj i mbaj sytë gjithnjë mbyllur dhe ajo më këshilloi t’i mbaja hapur, sepse nëpërmjet tyre komunikohet më mirë me publikun dhe kishte të drejtë”, – tha Lindita. “E në fakt duket që rezultoi sukses pasi ju fituat çmimin e parë në festival”, – është shprehur Rudina Magjistari dhe këngëtarja e pohoi këtë konstatim të moderatores.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu