Nesër lirohen të dënuarit e rastit “Monstra”?

Prokuroria gjatë ditës së nesërme do ta kthejë në Gjykatë themelore lëndën e rastit “Monstra” për rigjykim, thonë familjarë të tyre.
Me këtë, pritet që Gjykata të japë urdhër për lirim të katër të arrestuarëve q ende janë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm. Familjarët thonë se ata tani e tutje do të mbrohen në liri, shkruan kumanovasot.

Katër nga të dënuarit për këtë rast, Halil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, po vuajnë dënimin në burgun e Shkupit, ndërsa dy të tjerë, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq po ashtu të dënuar me burg të përjetshëm ndodhen në arrati. Zbardhjen e këtij rasti në vazhdimësi e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Kthesa në këtë rast ndodhi pas kërkesës së Prokurorisë Publike për anulimin e vendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe të Gjykatës së Apelit për rastin “Monstra” dhe hapjen e një procesi të ri gjyqësor./lajmpress.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu