Përleshje në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës (VIDEO)

Konferenca për shtyp para meçit Chris Eubank Jnr-Avni Yildirim shëndrrohet në kaos, ndërsa menaxheri i boksierit turk sulmon një nga prestarët e ekipit britanik.

Pasi dy boksierët dhanë mendimet e tyre për meçin, Ahmet Oner e quajti kundërshtarin arrogant para se të përpiqëj të sulmonte njërin nga shoqëruesit e tij.

Edhe pse situata u tensionua ndërhyrja e truprojave bëri që mos të shkëmbehen grushte.

Vlenë të theksohet se Eubank-Jnr nuk lëvizi nga vendi i tij derisa zhvillohej ngjarja.

Eubank dhe Yildirim takohen në Shtutgart të shtunën në finale të një turneu në kategorinë e mesme. /IndeksOnline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu